Bota

Lufta në Ukrainë/ Prigozhin i ofron Kievit informacion mbi vendodhjen e trupave ruse

Zbulimi i informacionit do të jetë në këmbim të tërheqjes së forcave ushtarake ukrainase nga rajoni Bakhmut.

15 Maj 2023, 13:27 Nga f.i
Lufta në Ukrainë/ Prigozhin i ofron Kievit informacion mbi vendodhjen
Prigozhin

UKRAINË- Kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, ofroi të zbulonte pozicionin e trupave ruse për qeverinë ukrainase, duke cituar dokumente të zbuluara të inteligjencës amerikane. Mediat e huaja shkruajnë se zbulimi i informacionit do të jetë në këmbim të tërheqjes së forcave ushtarake ukrainase nga rajoni Bakhmut.

Kreu i grupit Wagner tha se Ukraina e refuzoi ofertën.

Ushtarët e Wagner kanë qenë në ballë të ofensivës brutale të Rusisë për të marrë qytetin e Bakhmut. Kujtojmë se Prigozhin ka kërcënuar publikisht se do të tërheqë trupat e tij nga zona rreth Bakhmutit, nëse nuk marrin municione të nevojshme.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll