Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Ursula von der Leyen vlerëson pjesëmarrjen e lartë: Duhet të shohim raundin e dytë

Ajo e përshkruan shkallën e lartë të pjesëmarrjes si "shenjë shumë të qartë se populli turk është i përkushtuar në ushtrimin e të drejtave të tij demokratike".

15 Maj 2023, 13:48 Nga f.i
Zgjedhjet në Turqi/ Ursula von der Leyen vlerëson pjesëmarrjen e
Ursula von der Leyen

EUROPË- Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen  ka komentuar zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në Turqi. Ajo e përshkruan shkallën e lartë të pjesëmarrjes si "shenjë shumë të qartë se populli turk është i përkushtuar në ushtrimin e të drejtave të tij demokratike", shkruajnë mediat e huaja.

"Turqia është një partner i rëndësishëm për ne. Mendoj se pjesëmarrja masive është vërtet një lajm pozitiv. Është një lajm i mirë sepse është një mesazh i qartë se qytetarët turq janë të përkushtuar të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të shkuar e për të votuar dhe se ata e vlerësojnë institucionin demokratik. Kjo është një fitore e madhe që u zhvillua dje. Zgjedhjet janë ende të hapura, duhet të shohim raundin e dytë”,- tha tha Ursula von der Leyen.

Von der Leyen njoftoi se BE po ndjek nga afër shpalljen e rezultateve zyrtare nga votimi i së dielës dhe po njëlloj do veprojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

zgjedhjet ne turqi 2023 ursula von der leyen

Sondazh

Poll