Politike

KUÇOVË/ Numërohen 45 nga 65 kuti, kandidati i PS në avantazh me 22 vota

Hajdari ka marrë deri tani 4597 vota, ndërsa Lefter Maliqi 4575 vota.

15 Maj 2023, 11:03 Nga f.i

KUÇOVË- Në Kuçovë janë numëruar 44 kuti votimi nga 65. Kandidati i Partisë Socialiste Kreshnik Hajdari ka kaluar përpara rivalit të tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, me 22 vota.

Hajdari ka marrë deri tani 4597 vota, ndërsa Lefter Maliqi 4575 vota.

KUÇOVË/ Numërohen 45 nga 65 kuti, kandidati i PS në

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll