Politike

FESTA për fitoren e Belerit/ Banorët: Do e provojmë, po nuk na pëlqeu do e dërgojmë në shtëpi

Teksa festojnë fitoren, banorët kanë treguar për zgjedhjen e tyre, duke thënë se pas 12 vitesh, ata po provojnë një tjetër dhe nëse as Beleri nuk iu pëlqen do e dërgojnë në shtëpi.

15 Maj 2023, 10:50 Nga f.i
FESTA për fitoren e Belerit/ Banorët: Do e provojmë, po nuk na
banore në Himarë

HIMARË- Banorët e Himarës kanë nisur festimet pas fitores së Fredi Belerit me diferencë të ngushtë votash me kandidatin e PS Jorgo Goro. Teksa festojnë fitoren, banorët kanë treguar për zgjedhjen e tyre, duke thënë se pas 12 vitesh, ata po provojnë një tjetër dhe nëse as Beleri nuk iu pëlqen do e dërgojnë në shtëpi.

Ajo tha se “do ta dërgojnë në shtëpi edhe Belerin nëse nuk ju pëlqen”.

“Jemi të gëzuar për këtë gjë që ndodhi. Fitoi ai që ishte më i zoti. Dhe ai tjetri djalë himarjot ishte. Punoi 12 vjet. Tani do e provojmë dhe këtë, në qoftë se s’na bën e dërgojmë në shtëpi edhe këtë. Neve jemi të gëzuar për këtë që na ndodhi sot. E deshëm e votuam edhe jemi të gëzuar,-tha një banore.

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 himarë fredi beleri

Sondazh

Poll