Politike

GARË e fortë në Shkodër! Benet Beci ndjek nga afër procesin, kryeson me 60% ndaj Bardh Spahisë

Aktualisht janë numëruar 41 qendra votimi nga 247 gjithsej, por nuk dihet nëse mund të përmbyset dot rezultati i deritanishëm. Në KZAZ 2, është paraqitur dhe kandidati i PS-së Benet Beci.

15 Maj 2023, 06:57 Nga A.B
GARË e fortë në Shkodër! Benet Beci ndjek nga afër
Benet Beci

SHKODËR- Në Bashkinë Shkodër vijon ende numërimi.

Sipas rezultateve të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeson Benet Beci me 60%, 5805 vota. Me një diferencë prej 2 mijë votash më pak, kandidati Bardh Spahia ka marrë besimin e 39% të votuesve me gjithsej 3758 vota.

Aktualisht janë numëruar 41 qendra votimi nga 247 gjithsej, por nuk dihet nëse mund të përmbyset dot rezultati i deritanishëm. Në KZAZ 2, është paraqitur dhe kandidati i PS-së Benet Beci.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime./Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll