Politike

Edhe 3 qendra votimi të pa hapura! Pukën e merr “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj lë pas Gjonajn me diferencë votash

“Bashkë Fitojmë” ka marrë besimin e 58% të qytetarëve të Pukës me 2912 ndërsa Partia Socialiste me Gjon Gjonaj 41%, 2096 vota.

15 Maj 2023, 06:45 Nga A.B
Edhe 3 qendra votimi të pa hapura! Pukën e merr “Bashkë
Zgjedhjet

PUKË- Kur kanë mbetur vetëm tre qendra votimi pa hapur ende, Pukën e fiton kandidati i “Bashkë Fitojmë”. Rrok Dodaj është para kandidatit të Partisë Socialiste me një diferencë prej 816 votash më tepër. “Bashkë Fitojmë” ka marrë besimin e 58% të qytetarëve të Pukës me 2912 ndërsa Partia Socialiste me Gjon Gjonaj 41%, 2096 vota.

Gjasat që rezultati të përmbyset me tre kutitë e mbetura është i ulët. Puka është zyrtarisht bashkia e parë që kalon nën siglën e “Bashkë Fitojmë”.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS. 

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll