Politike

Qarku Berat/ Një kuti e numëruar në Poliçan, kryeson kandidati socialist, në Kuçovë, Dimal dhe Skrapar procesi nuk ka nisur ende

Sakaq, ndiqet nga kandidati i PD, Florian Qama, me 15 vota ose 10.07%,  e më pas nga kandidati i Bashkë Fitojmë, Behar Xhaferraj me 8 vota ose 5.37%.

15 Maj 2023, 00:03 Nga a.l
Qarku Berat/ Një kuti e numëruar në Poliçan, kryeson
Numërimi në Berat

BERAT- Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në Qarkun Berat. Nga 22 kuti në total, në Poliçan është mbyllur numërimi i kutisë së parë, ku nga rezultatet paraprake nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve, kryeson kandidati socialist Adriatik Zotkaj i cili deri më tani ka marrë 126 vota ose 84.56%. 

Sakaq, ndiqet nga kandidati i PD, Florian Qama, me 15 vota ose 10.07%,  e më pas nga kandidati i Bashkë Fitojmë, Behar Xhaferraj me 8 vota ose 5.37%. Ndërkohë që procesi i numërimit të kutive të votave nuk ka nisur ende në Kuçovë, Dimal dhe Skrapar. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll