Politike

Lokalet 2023/ Fillon procesi i numërimit në Pustec, dalin rezultatet e kutive të para

Nga kutia e dytë, Pali Kolevski ka marrë 182 ndërsa Pandi Jani 88 vota, nga kutia e tretë Pali Kolevski ka marrë 20, Pandi Jani 178.

14 Maj 2023, 22:58 Nga a.l
Lokalet 2023/ Fillon procesi i numërimit në Pustec, dalin rezultatet e
Pustec

PUSTEC- Ka nisur procesi i votimit në bashkinë e Pustecit. Nga të dhënat e përditësuara, mësohet se nga kutitë e para të numëruara, kandidati i PS-së në këtë bashki ka marrë 189 vota, ndërsa kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' ka marrë 68 vota. 

Nga kutia e dytë, Pali Kolevski ka marrë 182 ndërsa Pandi Jani 88 vota, nga kutia e tretë Pali Kolevski ka marrë 20, Pandi Jani 178. Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Pustec, 2.149 kanë votuar nga 4.363 votues të mundshëm. Në 5 bashkitë e tjera si në Korçë, Pogradec, Maliq, Devoll dhe Kolonjë ende nuk është hapur asnjë kuti.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll