Politike

Humbi thellë përballë Rakip Sulit, Arjan Hoxha: Manipulim i pajisjeve elektronike, të sekuestrohen të gjitha serverat e të nisë hetimi

Ai tha se në vitin 2019, Suli nuk kishte asnjë kandidat përballë dhe mori 10 mijë vota, ndërsa sot me rivalin e tij të dalë nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, ka marrë 24 mijë vota.

14 Maj 2023, 23:06 Nga F.M
Humbi thellë përballë Rakip Sulit, Arjan Hoxha: Manipulim i
Arjan Hoxha

KAMËZ- Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Kamëz, Arjan Hoxha i cili humbi me një rezultat mjaft të thellë përballë socialistit Rakip Suli ka deklaruar se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. Në një deklaratë për mediat, Hoxha tha se e gjitha është për shkak të manipulimit të pajisjeve elektronike. Hoxha krahasoi rezultatin e sotëm me atë të vitit 2019. Ai tha se në vitin 2019, Suli nuk kishte asnjë kandidat përballë dhe mori 10 mijë vota, ndërsa sot me rivalin e tij të dalë nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, ka marrë 24 mijë vota.

“Pajisjet elektronike ishin një dështim total, pasi pajisja e identifikimit elektronik nuk funksionoi në asnjë qendër votimi. Kërkojmë të sekuestrohen serverat në çdo pajisje në të gjitha qendrat e votimit. Hetim për pajisjet që kanë ardhur me 0 garanci. Ne do të mbrojnë votat. Një provë e kristaltë e manipulimit është edhe vetë rezultati në Kamzë. Suli ka marrë 10 mijë vota në 2019 kur garoi vetëm, sot me kandidatë përballë ka marrë 24 mijë. Rezultati është rezultat makinerie, 20 mijë vota më shumë në 2 vite është i pamundur. Rast unikal në historinë e politikës. Nuk do ta njohim këtë rezultat, kurrë,”- tha Hoxha.

arjan hoxha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll