Politike

Ç'ka brenda PS? Rama nxjerr pamjet, KRAHASOHET me kundërshtarët: Të tjerët paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanin e dëshirave të tyre

Edi Rama ka edhe një mesazh për kundërshtarët e tij, të cilët që tani Sali Berisha ka nisur që të thotë votat i janë vjedhur.

14 Maj 2023, 23:39 Nga k.m.
Ç'ka brenda PS? Rama nxjerr pamjet, KRAHASOHET me
Fotoja e Edi Ramës

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar prapaskenat e asaj se çfarë po ndodh aktualisht në selinë e Partisë Socialiste. Por me postimin ku tregon prapaskenat e punës brenda selisë së PS-së, Rama ka edhe një mesazh për kundërshtarët e tij, të cilët që tani Sali Berisha ka nisur që të thotë votat i janë vjedhur.

"LIVE Selia e PS - Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore *ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanin e dëshirave të tyre, që pastaj kur dalin rezultatet vazhdojnë ta lexojnë nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit që u grabit fitoren imagjinare me kthetrat e krimit,"-tha Edi Rama.

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll