Politike

Rrogozhina ngelet mbrapa me numërimin e votave, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ende pa numërues

Sikurse ishte njoftuar, në orën 23:00 duhet të niste procesi i numërimit të votave, por mungesa e numëruesve e ka bërë të pamundur mbarëvajtjen e procesit. 

14 Maj 2023, 23:16 Nga a.l
Rrogozhina ngelet mbrapa me numërimin e votave, koalicioni
Rrogozhine

RROGOZHINË- Në disa prej bashkive të vendit, ka nisur procesi i numërimit të votave. Por ndryshe paraqitet situata në Rrogozhinë pasi koalicioni 'Bashkë Fitojmë' nuk ka dërguar ende numëruesit. 

Sikurse ishte njoftuar, në orën 23:00 duhet të niste procesi i numërimit të votave, por mungesa e numëruesve e ka bërë të pamundur mbarëvajtjen e procesit. 

Tani në 58 bashkitë e tjerapo bëhen gati kutitë për të nisur numërimi i fletëve të votimit një më një. Të gjitha kutitë e votimit në rreth 5000 qendra votimi tashmë pothuajse kanë mbërritur në 88 KZAZ-të. Aktualisht votimi ka nisur vetëm në Memaliaj dhe në Pustec. Pritet që pas mesnate të nisë numërimi edhe në të gjithë KZAZ-të e tjera në të gjithë vendin. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll