Politike

Flet komisioneri që u dhunua në Fushë-Krujë: I njoh personat që më dhunuan, ishin 3 persona, më morën zvarrë

Ai rrëfen se policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim vetëm njërin prej tyre.

14 Maj 2023, 14:05 Nga F.M
Flet komisioneri që u dhunua në Fushë-Krujë: I njoh personat
Ilir Hyka

FUSHË KRUJË- Ilir Hyka, komisioneri i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' ka treguar se ka arritur t'i njohë të gjithë ata që e dhunuan sot. Në një prononcim për mediat, ai rrëfen se policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim vetëm njërin prej tyre. Ai tha se tre persona janë futur brenda qendrës së votimit dhe e kanë tërhequr zvarrë. 

"Në një moment kishte shumë votues, dhe ishte e pamundur që të votonim. U çova nga karrigia dhe u bëra thirrje të gjithëve që të mbanin radhën e të votonin sipas rregullave. Jashtë shikoj një çift të moshuarish dhe u kërkoj atyre që të votojnë të moshuarit. Në atë moment unë ulem në karrigen time. Disa persona vijnë me kapin nga karrigia dhe filluan duke më thënë se kush je ti që merr njerëz nga jashtë dhe fut njerëz brenda. Unë ju thashë se jam komisioner. I njoh personat që më dhunuan. Policia ka identifikuar njërin nga të tre.”- tha ai.

ilir hyka zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll