Politike

Zgjedhjet/ Denoncon PD: SKANDAL në Finiq, vendoset në derë fleta e votimit për PS

PD ka ndarë fotot që janë vendosur në derë, duke theksuar se e gjithë kjo që po bëhet është e paligjshme.

14 Maj 2023, 13:58 Nga A.B
Zgjedhjet/ Denoncon PD: SKANDAL në Finiq, vendoset në derë fleta
PD

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar se në Bashkinë Finiq është vendosur në derën e qendrës së votimit fleta e votimit me PS-në. PD ka ndarë fotot që janë vendosur në derë, duke theksuar se e gjithë kjo që po bëhet është e paligjshme.

'Një tjetër skandal është evidentuar gjatë procesit të votimit në bashkinë Finiq. Siç duket dhe në foton e denoncuar nga PD, në një nga qendrat e votimit në Finiq ëshrë vendosur fleta e votimit me votim të PS në derën e qendrës së votimit.'- shkruan PD.

Zgjedhjet/ Denoncon PD: SKANDAL në Finiq, vendoset në derë fleta

3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votes. 122.545 persona votojnë për herë të parë. 5213 qendra votimi janë të hapura në 61 bashkitë e vendit. Qytetarët zgjedhin kryebashkiakun dhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë./Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll