Politike

Voton Fisnik Qosja, kandidati për Bashkinë Kavajë: Dilni masivisht, do t'i prijmë ndryshimit

Qosja tha se qytetarët duhet tu bëjnë thirrje edhe njëri-tjetrit që të dalin masivisht në votime. 

14 Maj 2023, 13:54 Nga F.M
Voton Fisnik Qosja, kandidati për Bashkinë Kavajë: Dilni
Fisnik Qosja

KAVAJË- Fisnik Qosja, kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë Kavajë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime. Ai u paraqit në qendrën e votimit dhe hodhi votën e tij. Pas votimit, në një prononcim për mediat, Qosja tha se qytetarët duhet tu bëjnë thirrje edhe njëri-tjetrit që të dalin masivisht në votime. 

Pjesë nga fjala e Fisnik Qosjas: 

Kavaja është në këmbë për t’i prirë ndryshimit. Kavaja ka nevojë për të ndryshuar kurs. 14 Maj dhe është dita që Kavaja të shkojë aty ku meriton. Ka pasur probleme rast pas rasti, probleme të vogla por nuk besoj se ndikojnë. Kam merakun e njerëzve që vonohen në votim. Ne jemi qytetarë në radhë të parë pastaj jemi kandidatë për kryetarë bashkie. Mbështetësit e mi të dalin masivisht në votime, të trokasin në çdo derë që njerëzit të shkojnë në votime dhe t’i prijnë ndryshimit.

fisnik qosja zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll