Politike

Fotografuan votën, shoqërohet çifti i të rinjve në Konispol

Në videot e shpërndara nga momenti i incidentit ata mohojnë ta kenë fotografuar votën për një arsye të caktuar duke pretenduar se e kanë bërë për qejf.

14 Maj 2023, 13:55 Nga k.m.
Fotografuan votën, shoqërohet çifti i të rinjve në
Foto ilustruese

SARANDË- Një çift të rinjsh janë shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, pasi kanë fotografuar fletën e votimit gjatë procesit të votimit. Incidenti ka ndodhur në një qendër votimi në Xarrë të Konispolit, KZAZ 92.


Në videot e shpërndara nga momenti i incidentit ata mohojnë ta kenë fotografuar votën për një arsye të caktuar duke pretenduar se e kanë bërë për qejf. Por pak momente më vonë pranojnë si u janë premtuar 50 mijë lekë për 2 vota me kushtin që të fotografonin votën e tyre.

sarande zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll