Politike

'Heqja e bojës është spekulim'/ Celibashi: Të boshatisen qendrat e votimit nga personat që s'kanë lidhje! Kemi disa denoncime, probleme me fletat

Celibashi bën të ditur se kanë marrë denoncime për konflikte dhe për parregullsi në procesin zgjedhor.

14 Maj 2023, 13:43 Nga A.B
'Heqja e bojës është spekulim'/ Celibashi: Të
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) ka urdhëruar që të largohet nga qendrat e votimit, çdo person që nuk kanë lidhje me zgjedhjet. Për mediat, ai  Po ashtu, ai shton se janë të gjitha spekulime se shenjabën të ditur se kanë marrë denoncime për konflikte dhe për parregullsi në procesin zgjedhor. që vihet në gisht kur votohet, hiqet.

"Kemi një raportim mbi numrin e zgjedhësve që kanë qenë në orët e para të mëngjesit, 21%. Kemi informacion për 2 incidente, me një komisioner në Fushë Krujë dhe me operatorin në Dibër. Kemi denoncime me parregullsi të veprimeve të anëtarëve në qendrat e votimit. Kemi marrë denoncime për bojën. 

Kemi pasur një shqetësim për procesin elektronik në Elbasan. Ka një raportim që fletat e votimit janë me shenjë. Probleme me fletat në Peqin dhe Fier. Ka 8 votues që e kanë shenjën, kam parë që i ikën shenja. Ka më shumë spekulim, edhe nëse ka një rast qëndron. Procesi po shkon normalisht. 

Procesi i identifikimit elektronik po shkon shumë mirë. Ne si komision e konsiderojmë si presion ndaj qytetarëve. është e papranueshme që ata që nuk kanë lidhje me atë qendër të rrinë aty. Të boshatisen menjëherë. Kush refuzon do mbajë përgjegjësi."- deklaroi Celibashi.

3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votes. 122.545 persona votojnë për herë të parë. 5213 qendra votimi janë të hapura në 61 bashkitë e vendit. Qytetarët zgjedhin kryebashkiakun dhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë./Dosja.al

ilirjan celibashi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll