Politike

Vendoret 2023, KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 440 mijë e 370 qytetarë, pjesëmarrja 23.2%

Deri në orën 13:00 kanë marrë pjesë 23.2% e votuesve nga raportimet që janë bërë nga 2639 nga 5213 QV në total.

14 Maj 2023, 13:41 Nga k.m.
Vendoret 2023, KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 440 mijë
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije përqindjen e votimit deri më tani në Shqipëri për zgjedhjet lokale të 14 majit. Deri në orën 13:00 kanë marrë pjesë 23.2% e votuesve nga raportimet që janë bërë nga 2639 nga 5213 QV në total.

Gjithsej kanë votuar 440.370 votues, nga 1.898.349 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. Në vitin 2021 deri në orën 13.00, kishin votuar rreth 32% në të gjitha qendrat e votimit.

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll