Politike

Zbulohet SKEMA- Si kuptohet kush votoi për kë, në Burrel i mbahet shënim kodi i fletës së votimit

Teksa i pyeste se përse i mbanin shënim numrat dhe kodet, asnjë prej personave që shkruanin në blloqe nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

14 Maj 2023, 13:26 Nga k.m.

Zbulohet SKEMA- Si kuptohet kush votoi për kë, në Burrel i mbahet

BURREL- Zbulohet SKEMA sesi zbulohet kush ka votuar për kë. Në Burrel, gjatë votimeve është pikasur se disa vëzhgues mbanin shënim kodin e fletës së votimit me një bllok të vogël që e mbanin gjatë gjithë kohës në duart e tyre. Derisa u filmuan nga kryetarja e degës së PD-së së zonës. Teksa i pyeste se përse i mbanin shënim numrat dhe kodet, asnjë prej personave që shkruanin në blloqe nuk kanë dhënë asnjë përgjigje. Madje dhe janë frikësuar dhe kanë tentuar që të mbulojnë emrin e tyre.

PJESË NGA BISEDA: 

Vëshguesi: Unë jam vëzhgues. Jam i jashtëm.

Demokratja: Pse i mban shënim këto se i regjistron pajisja? Do denoncohesh në prokurori? Pse e mbulon emrin? Je patronazhisht kaq.

Megjithatë, videoja shërben qartë si një tregues për identifikimin e votës që supozohet të jetë e fshehtë. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll