Politike

Emiriana Sako fton qytetarët të votojnë: Sot vendosim për të ardhmen e qytetit

Sako në Durrës: Të gjithë në votime për të vendosur të ardhmen e qytetit

14 Maj 2023, 13:22 Nga m.s
Emiriana Sako fton qytetarët të votojnë: Sot vendosim për
Emiriana Sako

DURRES- Kandidatja socialiste për Bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako, ka votuar sot në shkollën “Jan Kukuzeli”, si dhe ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje. Ftesa ndaj qytetarëve është që të shprehin vullnetin e tyre të lirë, për të vendosur për të ardhmen e qytetit.

“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetin tonë dhe uroj që procesi të jetë i qetë.

Ftoj të gjithë bashkëqytetarët e mi nga Durrësi, Ishmi, Manza, Sukthi, Rrashbulli, Katundi i Ri që të marrin pjesë masivisht në votime, sepse sot vendosim për të ardhmen e qytetit nesër.

Votoni, votoni, votoni ”, shkruan ajo në Facebook.

emiriana sako zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll