Politike

Dita e zgjedhjeve, mesazhi i Metës: Përmbushni detyrën për të zgjedhur sot dhe kërkuar llogari

Meta shkruan se të gjithë duhet të shkojnë dhe të votojnë, për të zgjedhur atë që nesër do t'i udhëheqë.

14 Maj 2023, 13:08 Nga A.B
Dita e zgjedhjeve, mesazhi i Metës: Përmbushni detyrën për
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh ndërkohë që procesi i votimit është në gjysmën e saj. Meta shkruan se të gjithë duhet të shkojnë dhe të votojnë, për të zgjedhur atë që nesër do t'i udhëheqë.

REAGIMI:

Falenderoj Brunon që ka ardhur nga Toronto e Kanadasë vetëm për të votuar sot.
Asnjë rrugë nuk është shumë e gjatë dhe asnjë punë nuk është më e rëndësishme se sa ushtrimi i të drejtës për të votuar dhe zgjedhur në demokraci. Falenderime të gjithë bashkëpatriotëve tanë nga SHBA, Kanadaja, Britania e Madhe dhe vendet e tjera që kanë lënë punët e tyre për të fuqizuar Demokracinë dhe rikthyer Llogaridhënien në vendin tonë.

Të gjithë të ndjekim shembullin e tyre dhe të përmbushim detyrën tonë për të zgjedhur sot dhe kërkuar llogari. Pjesëmarrja sjell Ndryshimin.

3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votes. 122.545 persona votojnë për herë të parë. 5213 qendra votimi janë të hapura në 61 bashkitë e vendit. Qytetarët zgjedhin kryebashkiakun dhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë./Dosja.al

ilir meta zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll