Politike

PD: Votuesit marrin fletë votimi me shenjë. KQZ dhe Policia e Shtetit të marrin masa

Sipas zëdhënëses së bashkisë, ka informacione se Zhaneta Beqiri, po kërcënon komisionerët e opozitës te Shkolla “Luigj Gurakuqi”.

14 Maj 2023, 13:14 Nga k.m.

PD:  Votuesit marrin fletë votimi me shenjë. KQZ dhe Policia e Shtetit

TIRANË- Silvi Bardhi, zëdhënsja e fushatës së kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka bërë denoncim dhe apel në lidhje me procesin e votimit. Në një denoncim para mediave, ajo pretendon se po orientohet vota në qendrat e votimit. Sipas zëdhënëses së bashkisë, ka informacione se Zhaneta Beqiri, po kërcënon komisionerët e opozitës te Shkolla “Luigj Gurakuqi”.

Por jo vetëm kaq! Sipas Bardhit, ka raportime për fshirje të bojës, ose për vendosje shenjash në fletë votimi të atyre që njihet si votues demokratë.

DENONCIMI I ZËDHËNËSES PËR BASHKINË TIRANË SILVI BARDHI

Ka një prezence të pajustifikuar njerëzish këtu, që nuk janë as votues, as pjesë e procesit. Janë thjesht në rolin për të bërë presion, e ndikuar votuesit. Po ashtu, kemi informacion se drejtoresha e Veliajt, Zhaneta Beqiri, po kërcënon komisionerët e opozitës tek Shkolla "Luigj Gurakuqi". I kërkojmë KQZ-së dhe Policisë së Shtetit të ndërhyjë menjëherë, e të sjellin normalitetin tek këto qendër votimi. Kemi raportime për fshirje të bojës, ose për vendosje shenjash në fletë votimi të atyre që njihet si votues demokratë. Shkelje të rënda dhe këto, për të cilat KQZ duhet të marrë masa. I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të mos ndikohen nga këto tentativa të Riindjes, opozita do teë ruajë çdo votë, do të garantojë vullnetin e lirë të çdo qytetari. Dilni dhe votoni masivisht.

silvi bardhi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll