Politike

Arrest në burg Fredi Belerit për blerje votash, Mitsotakis: Do ndikojë në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri

Kyriakos Mitsotakis tha se nuk do të pranojë një sjellje të tillë në kurriz të monoritetit grek në Shqipëri.

14 Maj 2023, 12:51 Nga k.m.
Arrest në burg Fredi Belerit për blerje votash, Mitsotakis: Do
Kyriakos Mitsotakis

TIRANË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar sërish një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama, pikërisht në ditën e zgjedhjeve lokale. Në një intervistë për mediat greke, Mitsotakis tha se nuk do të pranojë një sjellje të tillë në kurriz të monoritetit grek në Shqipëri, duke theksuar se nëse do të vijohet kështu, do të ndikojë jo vetëm në marrëdhënien 2 palëshe, por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Nuk do të pranoj një sjellje të tillë në kurriz të grekëve. Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme ajo që ndodhi me Fredi Belerin . Shkova në Himarë, isha kryeministri i parë që vizitova rajonin dhe u zotova se Greqia do të mbetet gjithmonë ndihmëse e pakicës etnike greke. Këtë ia kam bërë të qartë kryeministrit shqiptar. Shqipëria ta dijë shumë mirë se nëse një politikë e tillë do të vazhdojë, do të ndikojë si në marrëdhëniet tona dypalëshe, ashtu edhe në rrugën e saj drejt BE-së. Unë nuk do të pranoj qëndrime të tilla në kurriz të pakicës, sidomos 48 orë para zgjedhjeve. Do të ketë efekte të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe në rrugën e saj drejt BE-së, të cilën ne kishim deklaruar se do ta mbështesim,”- tha Mitsotakis.

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

kyriakos mitsotakis arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll