Sport

Neymar Jr. thirrje Luis Suarezit në një video-telefonatë, për të mbështetur Leo Messin...

Neymar e ndoqi ndeshjen zyrtare të PSG-së me Ajaccion dhe madje bëri një video-telefonatë me Luis Suarezit për të mbështetur Lionel Messin, i cili u fishkëllye fort nga tifozët parizienëve.

14 Maj 2023, 13:05 Nga DOSJA

Neymar Jr. thirrje Luis Suarezit në një video-telefonatë,

FRANCE - Tifozët e Paris Saint-Germain jo vetëm që nuk e miratuan, por madje e fishkëllyen fuqishëm, Lionel Messin, i cili u rikthye si titullar, ashtu siç kishte paralajmëruar edhe Christophe Gaultier gjatë ndeshjes kundër Ajaccio (5-0).

Sa herë që ai prekte topin, ylli argjentinas është fishkëllyer. Shoku i tij i skuadrës dhe miku i tij i mirë, Neymar, i cili e ndoqi ndeshjen nga tribunat e Parc des Princes teksa rikuperohet nga lëndimi, donte të mbështeste kampionin e botës.

Megjithatë, ai nuk e bëri atë i vetëm, por me Luis Suarez në grup nëpërmjet video-telefonatës. Në fakt, foton e ka postuar në Instagram Story.

Neymar Jr. thirrje Luis Suarezit në një video-telefonatë,

“Të mbështesim mikun tonë së bashku”,- ka shkruar braziliani në këtë histori.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll