Sport

“Djajtë” e sotëm, nuk do t’i mbijetonin dot mjedisit të Fergusonit. Ata do qajnë shpejt te mamaja, babi, ose te agjenti i tyre”

Futbollisti i famshëm dhe ish-trajner i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, beson se sot zorr ndonjë lojtar do t'i “mbijetonte” regjimit të trajnerit legjendar Alex Ferguson.

14 Maj 2023, 11:08 Nga DOSJA

“Djajtë” e sotëm, nuk do t’i mbijetonin dot mjedisit

ANGLI - “Djajtë e Kuq” nuk janë më ata që kanë qenë, beson norvegjezi ish-lojtari dhe trajneri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer. Ai bëhet nostalgjik dhe pohon se, ndryshe nga ish-shokët dhe rivalët e tij, futbollistët e sotëm janë shumë të butë.

"Ishte një dhomë e zhveshjes fantastike. Roy Keane ishte lideri, Gary Neville më i popullarizuari, Giggs argëtuesi kryesor... Ata lindën fitues. Ne e urrenim të humbnim, grindeshim dhe ziheshim në dhomën e zhveshjes, pas një disfate.

Kështu duhet të jetë pas ndeshjeve të këqija, ju duhet të shkundni njëri-tjetrin. Nëse ua bëni këtë djemve sot, ata do të qajnë menjëherë te mamaja, babi, ose agjenti i tyre. Ata janë si flokët e borës. Vështirë se ndonjë nga lojtarët e sotëm do të mbijetoni në dhomën tonë të zhveshjes," beson Solskjaer.

“Djajtë” e sotëm, nuk do t’i mbijetonin dot mjedisit

Sulmuesi norvegjez Ole Gunnar Solskjaer, kaloi 11 vjet te United nga viti 1996 deri në vitin 2007. Ai luajti 366 ndeshje, shënoi 126 gola dhe regjistroi 50 asistime. Më vonë, ai provoi dorën e tij në rolin e trajnerit në “Old Trafford”, por nuk u bë i famshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll