Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Pjesëmarrje masive në 4 orët e para, votues edhe të moshuarit në karrige me rrota

Të shumtë kanë qënë personat që kanë shkuar të votojnë, me një pjesëmarrje të lartë sipas raporteve, ndërsa edhe të moshuar në karrige me rrota nuk kanë munguar në qendrat e votimit.

14 Maj 2023, 12:21 Nga f.i
Zgjedhjet në Turqi/ Pjesëmarrje masive në 4 orët e para,
votuesit

TURQI- Në katër orë e para nga fillimi i votimit në qendrat e votimit në Turqi, vëzhguesit raportojnë një pjesëmarrje të lartë të votuesve në të gjitha qytetet turke. Mediat e huaja raportojnë se 3.4 milionë kanë votuar tashmë jashtë vendit ndërsa 5.2 milionë do të votojnë për herë të parë.

Të shumtë kanë qënë personat që kanë shkuar të votojnë, me një pjesëmarrje të lartë sipas raporteve, ndërsa edhe të moshuar në karrige me rrota nuk kanë munguar në qendrat e votimit. Duke raportuar nga Ankaraja, Farah Al-Zaman Shawwqi e Al Jazeera Arabic tha se ajo vuri re një pjesëmarrje të madhe në qendrat e votimit.

“Kjo tregon se konkurrenca është shumë e ashpër. Ka zyrtarë dhe politikanë që do të votojnë në qendër. Kjo nënvizon rëndësinë simbolike të Ankarasë”,- tha Shawqi.

Dy kandidatët rivalë, Kilicdaroglu dhe Erdogan kanë hedhur votat e tyre në qytetet përkatëse.

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll