Bota

Voton Erdogan i shoqëruar nga bashkëshortja: Është e rëndësishme që të zgjidhni demokracinë turke

Presidenti turk i është drejtuar qendrës së votimit së bashku me bashkëshorten e tij Emine.

14 Maj 2023, 10:56 Nga f.i
Voton Erdogan i shoqëruar nga bashkëshortja: Është e
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Pak minuta pas rivalit të tij, Erdogan ka votuar në Stamboll. Presidenti turk i është drejtuar qendrës së votimit së bashku me bashkëshorten e tij Emine. Në deklaratën pas votimit Erdogan, njoftoi se po e ndjek votimin me përpikmëri dhe u bën thirrje banorëve të votojnë për demokracinë turke.

“Gjëja më e rëndësishme që dua të them pas votimit është se unë po ju ndjek që kur janë hapur kutitë e votimit sot në mëngjes. Procesi që prej orëve të mëngjesit ka vijuar pa incidente dhe pa probleme.Më e rëndësishmja ishte votimi në zonat e prekura nga tërmeti, ku ka vonesa por nuk ka asnjë problem. I lutem Zotit që çdo gjë jetë e dobishme për demokracinë turke pas numërimit të votave. Është shumë e rëndësishme që të votoni për demokracinë turke,” theksoi Erdogan, në deklaratën pas votimit.

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll