Bota

Rusët sulmojnë vendlindjen e përfaqësuesve së Ukrainës në Eurovision: Ne ishim në skenë duke kënduar...

Dhjetë minuta para se të dilte në skenë në Liverpool Arena, përfaqësuesi i Ukrainës postoi në Instagram duke cituar një raport për një sulm në Ternopil në perëndim të Ukrainës.

14 Maj 2023, 10:35 Nga f.i
Rusët sulmojnë vendlindjen e përfaqësuesve së
sulmi ne Ternopil

UKRAINË- Vendlindja e përfaqësuesve të Ukrainës në Eurovision sulmua nga raketat ruse pak para se grupi të dilte në skenën e Liverpool për të përformuar. Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e sulmit dy persona janë plagosur.

Dhjetë minuta para se të dilte në skenë në Liverpool Arena, përfaqësuesi i Ukrainës postoi në Instagram duke cituar një raport për një sulm në Ternopil në perëndim të Ukrainës. Gjithashtu Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës akuzoi Rusinë se kishte sulmuar rajonet e Kievit dhe Ternopilit, para dhe gjatë performancës së Tvorchi në Eurovision Song Contest. 

“Ternopil është emri i vendlindjes sonë që u bombardua nga Rusia, ndërsa ne ishim në skenën e Eurovizionit duke kënduar për zemrat tona të çelikut, paepur dhe vullnet”, -tha ai pas performances.

Ai theksoi mbështetjen për të gjitha qytetet që shpesh janë në bombardimin e forcave ruse.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll