Bota

VIDEO- Voton rivali kryesor i Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu: Shpresojmë të vijë pranvera në vend

Kreu i opozitës dhe lideri i Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Kilicdaroglu, ka votuar në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

14 Maj 2023, 10:43 Nga f.i
VIDEO- Voton rivali kryesor i Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu: Shpresojmë
Kemal Kilicdaroglu

TURQI- Kreu i opozitës dhe lideri i Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Kilicdaroglu, ka votuar në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Kilicdaroglu, i cili kryeson Aleancën Kombëtare duke formuar "Tabelën e Gjashtë" ka premtuar ndryshim pas më shumë se 20 vjetësh të qeverisjes së AK Partisë.

“Shpreh dashurinë dhe respektin për të gjithë qytetarët që votojnë. Të gjithëve na ka munguar aq shumë demokracia, na ka munguar të jemi bashkë, na kanë munguar shumë përqafimet. Të gjitha këto do t’i shihni tani e tutje, shpresoj që pranvera të vijë në këtë vend dhe pranvera të ketë gjithmonë,” tha ai, pas votimit.

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll