Bota

Tronditen zgjedhjet në Turqi/ Shkuan për të votuar, dy persona humbin jetën nga ataku kardiak

Sheref Kurt, i cili ishte nëpunës në qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare ka pësuar atak në zemër gjatë detyrës. Ndërkohë një 75 vjeçar, i cili shkoi për të votuar gjithashtu ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

14 Maj 2023, 11:03 Nga f.i
Tronditen zgjedhjet në Turqi/ Shkuan për të votuar, dy persona
votimi

TURQI- Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e atakut kardiak në qendrat e votimit në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në rrethin İkiztepe. Sipas informacioneve të marra nga mediat turke Sheref Kurt, i cili ishte nëpunës në qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare ka pësuar atak në zemër gjatë detyrës.

Ndërkohë një 75 vjeçar, i cili shkoi për të votuar gjithashtu ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Ulusoy u hoq nga kabina nga zyrtarët e votimit dhe të afërmit e tij. 75-vjeçari ndërroi jetë teksa tentoi të dërgohej në spital pas ndërhyrjes së parë nga personat përreth.

Hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll