Politike

80 mijë dollarë për foton me Obamën, përgjigjet Rama: Është lojë politike, jam gati për t’u hetuar

3 Tetor 2019, 19:15 Nga DOSJA
80 mijë dollarë për foton me Obamën, përgjigjet Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat nga ana e PD-së se ka paguar 80 mijë dollarë për të bërë një foto me ish-presidentin e SHBA-ve, Barack Obama.

Në fjalën e tij në “Real Story”, Rama nuk e ka mohuar foton por nuk ka pranuar se ka lobuar për të, duke u shprehur i gatshëm për t’u hetuar nga Prokuroria e Ramës.

BISEDA NW STUDIO:

Sokol Balla: Lobimi në SHBA, a ka lidhje kjo foto me ju?

Natyrisht që unë jam aty. Është hetuar dhr gjykuar në SHBA, po të kisha lidhje nuk do të isha i papyetur. Kështu që rivjen si një përpjekje për të kompensuar një çështje të hapur dhe me dyshime të rënda për përfshirjen e aktorëve të tretë përmes financimit të PD-së. Është lojë politike, mua nuk më intereson. E kam takuar Obaman, kaq!

Agron Gjekmarkaj: Ku i gjete ato dreq parash kur ke deklaruar shumë pak. Është bërë pagesë?

Është e ulët në pikëpamje etike. Është shpifje dhe fyerje. Unë nuk kam asnjë lidhje për asnjë pagesë.

Sokol Balla: A jeni i gatshëm të dëshoni nëse Prokuroria hap çështjen?

S’kam asnjë lloj problemi.

Fotoja Rama-Obama u publikua në vitin 2012, dhe asokohe u cilësua si një skandal nga demokratët në vitin 2016, të cilët akuzuan kryeministrin, se kishte paguar 80 mijë dollarë për këtë foto në formë kontributi për zgjedhjet në SHBA.

Pas dënimit me 4 muaj burg të William Argeros në SHBA, Partia Demokratike ka paditur kryeministrin Edi Rama në Prokurori. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fotoja rama-obama pd padit edi ramen edi rama fotoja rama-obama pd padit edi ramen

Sondazh

Poll