Politike

Ambasada e SHBA: Akorduam një fond shtesë prej 920,000 dollarë për burgjet

3 Tetor 2019, 14:46 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA: Akorduam një fond shtesë prej 920,000 dollarë

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka akorduar sot një fond pre 920 mijë dollarë, për të mbështetur sistemin e burgjeve në Shqipëri.

Sipas një njoftimi që është bërë nga ambasada e SHBA në Facebook, bëhet me dije se këto fonde janë në vazhdën e mbështetjes për vijimin e Reformës në Drejtësi. 

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në mënyrë të palëkundur për t’i mbështetur këto përpjekje dhe për të ndihmuar Shqipërinë që të ndërtojë një sistem drejtësie penale që të jetë i efektshëm dhe transparent”, thuhet në njoftim. 

REAGIMI I PLOTË

Një sistem i përmirësuar burgjesh është thelbësor për përpjekjet e vazhduara të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftuar krimin e organizuar. Më 1 tetor, Shtetet e Bashkuara akorduan një fond shtesë prej 920,000 dollarë në mbështetje të programeve të ligjzbatimit në Shqipëri, duke e rritur totalin e mbështetjes së SHBA në 5.1 milionë dollarë.

Ndihma shtesë do të kontribuojë për Planin e Veprimit për Burgjet 2019 të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat do të kenë në shënjestër reformat brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të profesionalizuar edhe më tej sistemin korrektiv, përforcuar sigurinë publike, dhe zbatuar masa energjike kundër aktivitetit kriminal të organizuar.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në mënyrë të palëkundur për t’i mbështetur këto përpjekje dhe për të ndihmuar Shqipërinë që të ndërtojë një sistem drejtësie penale që të jetë i efektshëm dhe transparent.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada e shba reforma ne drejtesi shba 920 mije usd per shqiperine sistemi i burgjeve ambasada e shba reforma ne drejtesi shba 920 mije usd per shqiperine sistemi i burgjeve

Sondazh

Poll