Politike

Rama kërkesë të pazakontë të pasurve të Shqipërisë: Të krijojmë fondin për të ndihmuar të varfrit (VD)

3 Tetor 2019, 18:42 Nga DOSJA
Rama kërkesë të pazakontë të pasurve të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me sipërmarrësit e mëdhenj të Shqipërisë, dhe u ka kërkuar që të bëhen pjesë e një nisme të re që ka ndërmarrë Shqipëria për të ndihmuar të varfrit. “Shqipëria solidare” do të quhet fondi, për të cilin Rama tha se nuk duhet të shikohet si taksë shtesë ndaj biznesmenëve, por si një ndihmë për ata që janë në nevojë.

Idenë e krijimit të një fondi të “Shqipërisë solidare” për të adresuar bashkë me ju nevoja dhe halle në drejtim të atyre që janë më në nevojë dhe më në hall. Ideja bazë e këtij fondi nuk është një taksë plus që shkon në buxhetin e shtetit, por një mekanizëm i strukturuar bashkëpunimi midis qeverisë dhe biznesit të madh, apo më saktë midis qeverisë dhe sipërmarrësve të mëdhenj”, tha Rama.

Rama më tej ka treguar dhe detaje si do të funskionojë ky fond, ku kompanitë do jenë të detyruara që të japin 2% të dividentit të tyre.

Secilit prej jush t’i bjerë një barrë e barabartë, e cila mund të jetë 2% mbi dividentin, jo të kompanisë, por dividentit tuaj. Mekanizimi nuk do të kontrollohet nga qeveria, por nga ju. Qeveria do të sjellë pranë jush nevojat dhe bashkë me ju, si pjesëtare e një bordi që duhet diskutuar se si do të zgjidhet nga ju dhe si do të bëjë të gjithë procesin, të përcaktojë se cilat janë ato halle dhe ato nevoja të menjëhershme që duhen kthyer në projekt dhe duhen realizuar në terrenin e jetës së përditshme”, ishte kjo deklarata e Ramës.

Kjo nismë e Ramës vjen dy javë pas rënies së tërmetit të fuqishëm që shkundi gjysmën e Shqipërisë dhe u shkaktuan shumë dëme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake albania edi rama rama u kerkon para te pasurve shqiperia solidare earthquake albania edi rama rama u kerkon para te pasurve shqiperia solidare

Sondazh

Poll