Politike

Tatimet në Syri Tv/ Vokshi: Pas sulmit fshihet Rama. Reagon Meta e Berisha

3 Tetor 2019, 17:17 Nga DOSJA
Tatimet në Syri Tv/ Vokshi: Pas sulmit fshihet Rama. Reagon Meta e Berisha

TIRANË– Një grup nga Drejtoria e Tatimeve ka shkaur sot në redaksinë e Syri.net dhe Syri TV, ku ka bërë disa kontrolle. Menjëherë pasi tatimorët kishin nisur kontrollet, vet televizoni reagoi duke thënë se aksioni kishte prapavijë politike.

Drejtues të televizionit u shprehën se nga strukturat shtetërore u ishin kërkuar, detaje mbi punonjësit dhe nëse paguanin sigurimet apo jo. Në kohën kur televizoni tranmetonte live të gjithë aksionin, aty ka mbërritur dhe ish-deputetja Albana Vokshi, e cila u solidarizua në emër të PD.

Vokshi në një lidhje direkte nga redaksia e televizionit teksa po debatonte me tatimorët u shpreh se “Edi Rama po pëdor të gjitha mjetet për t’i mbyllur gojën Syri.net, një nga mediat më kritike ndaj tij. Kur Rama nuk e ble dot, nuk ia del që t’i mbyllë gojën me para medias kritike, ndërmerr të tilla akte urrejtjeje, duke shantazhuar gazetarët dhe drejtuesit e kësaj mediaje me arrest”.

Më tej Vokshi tha se ajo është në kontakt me të gjitha organizatat ndërkombëtare, të cilat janë në Shqipëri dhe mbrojnë lirinë e medias për të reaguar për këtë situatë të paprecedentë, siç e quajti ajo.

Ndërkohë me anë të një postimi në Facebook, ish-kryeminsitri Sali berisha shkruan se Rama është i tmerruar nga syri dhe ka dërguar banditët e tij për kontroll. Berisha ka akuzuar me emër dhe Romeo Shehun, të cilin e quan “narkodrejtorin e hetimit tatimor, nipin e famozit Gaz Demi, sivllaut te Olsit, per te cilet flitet gjeresisht se lajne parate e pista te droges me veprimtarine e tyre”.

REAGIMI I PLOTË

Edvin Mafia i tmerruar nga TV Syri.net ndersen banditet te markes Romeo Shehu kunder tij. Te dashur miq, pas akuzave per ndjekje penale qe ka urdheruar narkoprokurorine e tij, Edvin Mafia i terbuar me gjithe klanin dhe sojin e tij ka ndersyer kunder kesaj medie, qe e tmerron Ramen me te vertetat qe publikon, edhe narkodrejtorin e hetimit tatimor, nipin e famozit Gaz Demi, sivllaut te Olsit, per te cilet flitet gjeresisht se lajne parate e pista te droges me veprimtarine e tyre.

Denoj me ashpersine me te madhe presionet banditeske antidemokratike te Edvin Mafise dhe klanit ndaj mediave kundershtare dhe ju bej thirrje organizatave nderkombetare te ndeshkojne Edvin Mafine per qendrimet e tij policeske dhe terrorin qe ushtron ndaj nje medie qe iu thote shqiptareve te verteten.

ps: Ketu me poshte keni nje status te hedhur me dt 19 maj 2019 denoncim per Romeo Shehun, nipin e Gaz Demit, drejtori aktual i Hetimit Tatimor Doktor…Romeo Shehu drejtori i ri i Hetimit Tatimor ne Tirane nipi i Gazment Demit i cili para disa vitesh u akuzua per vjedhje. Me pare ka qene specialist ne zyren e hetimit tatimor te tiranes…kur eshte akuzuar per vjedhje nuk ka qene funksionar shteti…akuza ka qene per vjedhje ne bashkepunim te nje magazine cigaresh.

Po ashtu një reagim ka ardhur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili shprehet se po e ndjek me vëmendje të gjithë situatën. Presidenti Meta thekson se  çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë dhe shton se nuk duhet të harrojmë se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut.

REAGIMI I PLOTË

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta po ndjek me shumë shqetësim dhe vëmendje kontrollin e beftë tatimor, që po ushtrohet sot ndaj mediave të pavarura Syri.net dhe Syri TV. Me shpresën se ky kontroll hetimor të mos ketë prapavijë politike, Presidenti Meta thekson se  çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë. Duke sjellë në vëmendje konkluzionet alarmante të raporteve të fundit të “Freedom House” dhe “Reporterëve pa kufij”, sipas të cilave media sot në Shqipëri është më pak e lirë dhe e pavarur, Presidenti i Republikës përsërit thirrjen e tij publike për të ndaluar të gjitha sulmet verbale e fizike, presionet e shantazhet ndaj gazetarëve, që fatkeqësisht janë shpeshtuar kohët e fundit.

Nuk duhet të harrojmë se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike. Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Tij të plotë me të gjithë komunitetin e gazetarëve shqiptarë, duke garantuar se do të jetë në krah të misionit të tyre, në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik.

Këto kontrolle vijnë dy javë pasi kjo media është nën akuza për publikimin e një lajmi për një tërmet që fals. Policia ka nisur hetimet, ndërkohë nga maxhoranca nuk kanë munguar deklarata kundër tyre, ndërsa gazetari që botoi lajmin ka kërkuar ndjesë të gjithëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi ilir meta kontrollet ne syri tv sali berisha syri tv albana vokshi ilir meta kontrollet ne syri tv sali berisha syri tv

Sondazh

Poll