Politike

Gjermania s’bën dot bashkë Ramën dhe Metën, dy liderët mbajnë mëri edhe në Octoberfest

3 Tetor 2019, 18:19 Nga DOSJA
Gjermania s’bën dot bashkë Ramën dhe Metën, dy

TIRANË– Data 3 tetor, është një ditë e shënuar për gjermanët pasi shënon bashkimin e Gjermanisë.

Në kuadër të festimeve, Ambasada Gjermane në Tiranë ka organizuar një pritje zyrtare  për politikën shqiptare duke bërë bashkë në të njëjtin ambient kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme edhe pse në të njëjtin ambient, Rama dhe Meta nuk janë takuar duke mbajtur mërinë ndaj njëri-tjetrit.

Vijon ende përplasja mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin.

Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi. Vendi u fut në zgjedhje. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës.

Tashmë shkarkimi i Metës ndodhet në dorë të Komisionit Hetimor, i cili do të nxjerrë një raport. Më pas kjo çështje do i kalojë Gjykatës Kushtetuese.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ps shkarkon metën edi rama ilir meta ps shkarkon metën

Sondazh

Poll