Politike

Ligji i pronave, Komisioni i Venecias rrëzon qeverinë: I mungon qartësia dhe saktësia, shkel të drejtat e njeriut

3 Tetor 2019, 13:32 Nga DOSJA
Ligji i pronave, Komisioni i Venecias rrëzon qeverinë: I mungon

TIRANË- Komisioni i Venecias ka hedhur poshtë projektligjin e Qeverisë për sa i përket tokave bujqësore dhe titujve të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi. Sot është zbardhur dhe draf –raporti i Venecias, i cili i ka sugjeruar Kuvendit që t’i bëjë draftit disa korrigjime. Mes vërejtjeve kryesore janë paqartësia dhe hapësira rregulluese që projektligji i lejon Qeverisë.

“Projektligjit në versionin e tij aktual i mungon qartësia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave, mungesës së hapave themelorë proceduralë dhe afateve të përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve”, thuhet në Raport.

Kuvendi i kërkoi pak kohë më parë mendim Venecias, posaçërisht për netet 7 dhe 9, nëse binin ndesh me të drejtat e njeriut dhe pikërisht këtu ekspertët e Venecias evidentojnë probleme

Sipas Venecias këto dy nene janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për këto arsye Komisioni fton ligjvënësit shqiptarë të rishikojnë draftin dhe ofrojnë disa rekomandime.

REKOMANDIMET E KOMISIONIT TË VENECIAS

Ekspertët e Komisionit të Venecias mbërritën pak javë më parë në Shqipëri, ku takuan përfaqësua të maxhorancës, opozitës, Kuvendit dhe shoqërisë civile. Ata pas takimeve nuk dhanë asnjë deklaratë, ndërsa palët politike zbuluan pak detaje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni i venecias ligji i pronave opinioni i venecias per ligjin e pronave venecia rrezon qeverine komisioni i venecias ligji i pronave opinioni i venecias per ligjin e pronave venecia rrezon qeverine

Sondazh

Poll