Art&Argëtim

" E dehur dhe twerk në rrugë'/ Programi spanjoll 'shpërthen' ndaj partneres së Pique: Kjo është Clara e vërtetë

Prezantuesi ka shtuar më tej se në fillim ajo dukej një vajzë e turpshme e shkolluar, por duhet njohur edhe personaliteti i saj i ri me shishe alkooli në dorë.

13 Maj 2023, 11:51 Nga f.i
" E dehur dhe twerk në rrugë'/ Programi spanjoll
Clara Chia dhe Pique

SPANJË- Teksa Gerard Pique po merret me angazhimet e tij dhe ndodhet në Milano, partnerja e tij aktuale duket se i ka shfrytëzuar këto ditë për tu argëtuar. Programi ‘Chisme no like’, i cili shpërndau disa imazhe aspak të hijshme të të dashurës së Piques, teksa ajo po shijonte e dehur netët në Barcelonë ka bërë që drejtuesi i programit, Javier Ceriani t'iu tregojë njerëzve një anë tjetër të Clara Chia. 

Në imazhet e publikuara, Clara shihet " e dehur": Ne do t'ju tregojmë se sa e çmendur është Clara Chia . Ajo po pinte alkool, e shtrirë në dysheme me këmbën e saj lart. Kjo është Clara Chia e vërtetë . Kjo nuk është ajo që shohim me Pique-n ,krejt modest. Kjo është ajo nga e cila ka frikë Shakira. Të gjithë miqtë e saj janë gjuetarë burrash, të dehur, vajza të festës",- tha Javier Ceriani, raportojnë mediat e huaja.

"Clara Chia u kap e dehur dhe e shtrirë në rrugë, në një gjendje shumë të keqe. E kemi parë duke festuar dhe duke fjetur në shtëpinë e një shoqeje, ndërsa partneri i saj ishte duke udhëtuar. Tani njohim personalitetin e saj të ri, me një shishe alkooli në dorë”,- tha fillimisht prezantuesi. 

Prezantuesi ka shtuar më tej se në fillim ajo dukej një vajzë e turpshme e shkolluar, por duhet njohur edhe personaliteti i saj i ri me shishe alkooli në dorë.

“Që në fillim ata donin të na shisnin një Clara të turpshme, të rezervuar, me sjellje të mira, që vinte nga një familje milionere dhe një studente e mirë, e cila, meqë ra fjala, nuk e shohim më të ndjekë universitetin”,- vazhdoi ai.

ggerard pique clara chía

Sondazh

Poll