Politike

DENONCIMET nisën! Bylykbashi nga PD, probleme në Durrës: Po u ushtrohet presion qytetarëve, brenda KZAZ-ve ka drejtorë të PS

Oerd Bylykbashi dha se në Qendrat e Votimit ka drejtorë dhe zyrtarë të tjerë të PS po pengojnë procesin dhe po ushtrojnë presion mbi zgjedhësit, ndaj dhe kërkoi ndërhyrje nga ana e KQZ dhe nga Policia e Shtetit.

14 Maj 2023, 09:27 Nga k.m.
DENONCIMET nisën! Bylykbashi nga PD, probleme në Durrës: Po u
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Problemet me presionet kanë nisur...me Durrësin. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dha se në Qendrat e Votimit ka drejtorë dhe zyrtarë të tjerë të PS po pengojnë procesin dhe po ushtrojnë presion mbi zgjedhësit, ndaj dhe kërkoi ndërhyrje nga ana e KQZ dhe nga Policia e Shtetit.

"Procesi ka nisur me problematikat e veta. Unë jam për të denoncuar problematikë që ishte shumë e pritshme, drejtuesë lokalë në Bashkinë e Durrësit po pengojnë procesin e votimit, duke ushtruar presion mbi zgjedhësit, janë personazhe me background të mëparshëm. Kërkojmë nga Policia që të jetë e vëmendshme. Kam raportim për Flamur Gjuzin apo Roni Shqopën. Kam raportime edhe për drejtues të njësive administrative në varësi të bashkisë, që janë brenda qendrave të votimit dhe ndikojnë mbi zgjedhësit. Ka një urdhër të KQZ, që ndalon prezencën e çdo personi të paautorizuar në qendrat e votimit. Nëse nuk zbatohet kjo, bllokohet votimi dhe thirret policia. Por edhe nëse mazhoranca socialiste nuk e merr këtë vendim në mënyrë të paligjshme, do të kërkohet ndërhyrja e policisë,”-tha Bylykbashi.

oerd bylykbashi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll