Politike

Zgjedhjet e 14 Majit, voton Ermal Dredha në Vlorë

Ermal Dredha, kandidati i PS për Bashkinë e Vlorës i është drejtuar pak çaste më parë kutive të votimit, për të shprehur vullnetin e tij.

14 Maj 2023, 09:18 Nga m.s

Zgjedhjet e 14 Majit, voton Ermal Dredha në Vlorë

VLORË- Sot Shqipëria voton, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj. Ermal Dredha, kandidati i PS për Bashkinë e Vlorës i është drejtuar pak çaste më parë kutive të votimit, për të shprehur vullnetin e tij.

Ermal Dredha ka qenë ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Emri i zgjedhur nga PS ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali.

Më pas ka mbajtur postin e kreut të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, deri në vitin 2016 kur edhe u emërua Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

ermal dredha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll