Politike

ZGJEDHJET- Voton Begaj: Ditë e rëndësishme për demokracinë

Ai tha se këto prononcime nuk janë për partitë politike por duhet të jenë pqë qytetarët.

14 Maj 2023, 08:57 Nga A.B
ZGJEDHJET- Voton Begaj: Ditë e rëndësishme për
Presidenti

TIRANË- Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka hedhur votën e tij këtë mëngjes. I shoqëruar nga gruaja e tij, Begaj ushtroi të drejtën e votës. Pas daljes nga qendra e votimit, ai u shpreh për mediat se dita e sotme është shumë e rëndësishme për demokracinë. Ai tha se këto prononcime nuk janë për partitë politike por duhet të jenë pqë qytetarët.

Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci, dita e zgjedhjeve, sot ushtrova detyrën time si qytetar. Natyrisht që çdo shtetas me të drejtë vote sot ka ditën që dëgjohet. Që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshim. Unë e kam thënë edhe në disa prononcime që këto votime nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha Begaj.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 bajram begaj

Sondazh

Poll