Politike

Deputeti Shehu: Në Memaliaj po dëmtohet procesi i votimit, po përzihen votuesit

Me anë të një postimi në Facebook, Shehu shkruan se edhe në Dropull po dëmtohet procesi i votimit, duke përzënë votuesit.  

14 Maj 2023, 08:48 Nga I.A
Deputeti Shehu: Në Memaliaj po dëmtohet procesi i votimit, po
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se në Memaliaj po dëmtohet procesi i votimit. Me anë të një postimi në Facebook, Shehu shkruan se edhe në Dropull po dëmtohet procesi i votimit, duke përzënë votuesit. Po ashtu Shehu shkruan se në disa fshatra në Memaliaj nuk po punojnë pajisjet teknike.  

Postimi i Plotë:

Po demtohet ne Memaliaj procesi i votimit!
Edhe ne Dropull!
Duke i “perzene” votuesit!
Pajisjet teknike nuk funksionojne ne Levan, Kalivac, Maricaj dhe ne tre qendra ne Qytetet te Memaliajt.
Si dhe ne Pogon, Catiste, Goranxi te Dropullit!
Nuk ka asnje asistence teknike!
Kerkohet te pritet tre ore, perpara se te ndryshoje menyra e identifikimit te votuesve.
Kohe e mjaftueshme kjo per te “perzene” votuesit qe po presin!
I bej thirje KQZ te vendose menjehere normalitetin ne votim!
I bej thirje votuesve te nderuar:
—Te qendrojne per te votuar, te mos largohen pa votuar!
Kjo eshte ne interesin e tyre, te Memaliajt, Dropullit, te te gjitheve e kudo!

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll