Politike

Voton Gledian Llatja në Elbasan, mesazhi: Uroj që të kemi rezultat të pranuar nga të gjitha palët

Ai shpreson që procesi të vijojë pa probleme dhe i qetë, ndërkohë që shton se në fund rezultati duhet të pranohet nga të gjitha palët.

14 Maj 2023, 09:07 Nga A.B
Voton Gledian Llatja në Elbasan, mesazhi: Uroj që të kemi
Gledian Llatja

ELBASAN- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Elbasanit, Gledian Llatja votoi në orët e para të mëngjesit. Pas procesit të votimit, Llatja dha një mesazh për qytetarët. 

Ai shpreson që procesi të vijojë pa probleme dhe i qetë, ndërkohë që shton se në fund rezultati duhet të pranohet nga të gjitha palët.

"Uroj që dita e sotme të vijojë e qetë dhe e paqtë. Uroj shumë që të kemi rezultat të pranuar nga të gjitha palët. Uroj që të gjithë qytetarët e Elbasanit të dalin dhe të votojnë."- tha Llatja.

3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votes. 122.545 persona votojnë për herë të parë. 5213 qendra votimi janë të hapura në 61 bashkitë e vendit. Qytetarët zgjedhin kryebashkiakun dhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë./Dosja.al

elbasan gledian llatja zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll