Politike

Voton Balluku, zv.kryeministrja: Është e rëndësishme që këto zgjedhje të jenë të qeta

Pas votimit, Balluku u shpreh se është shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të jenë të qeta. 

14 Maj 2023, 08:48 Nga I.A
Voton Balluku, zv.kryeministrja: Është e rëndësishme që
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka votuar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Pas votimit, Balluku u shpreh se është shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të jenë të qeta. 

“Është një ditë e rëndësishme për vendin tonë, ku sovrani zgjedh kryebashkiakët, ka një rëndësi të veçantë për të zgjedhur se kush do të jenë ato që do të drejtojnë bashkinë e vendit pasi puna e tyre ka një rëndësi për familjet e qytetarëve. Është e rëndësishme që të kemi një proces të vazhdueshëm të pandërprerë dhe të qetë ashtu siç Shqipëria e meriton”, tha Balluku.

Po ashtu Balluku ka shtuar se në Dibër situata është e qetë.

“Situata në Dibër është e qetë dhe situatat që kanë dalë janë përgënjeshtruar nga policia. Kam përshtypjen se do të kemi një ndër pjessmarrjet më të mëdha, unë votova shpejt dhe për 35 minuta do të jem në Klos, për më 40 minuta në Bulqizë dhe për një orë e 20 minuta në Peshkopi”, ka thënë ajo.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 belinda balluku

Sondazh

Poll