Politike

FOTO- GARA për Tiranën! Voton i pari Belind Këlliçi, kandidati i 'Bashkë Fitojmë': I them naçuve dhe të rinjve të votojnë!

I shoqëruar nga prindërit, Këlliçi, hodhi votën në shkollën 'Dora D'istria' në kryeqytet.

14 Maj 2023, 08:29 Nga A.B
FOTO- GARA për Tiranën! Voton i pari Belind Këlliçi,
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi sapo ka hedhur votën e tij për zgjedhjet lokale. I shoqëruar nga prindërit, Këlliçi, hodhi votën në shkollën 'Dora D'istria' në kryeqytet. Për mediat ai u shpreh:

'Sapo kreva detyrën time. Ftoj të gjithë qytetarët që të kryejnë detyrën e tyre të votojnë. Ftoj të rinjtë që të votojnë. Sot është dita e madhe, sot është 14 maji që kemi pritur. Ndryshimin e keni vetë në duar, kam apel për rininë, për naçut e Tiranës, që duan të ikin, që mendojnë se është kollaj e të ikin, i them jo, hajdeni e votoni'

Në këtë shkollë, nuk është raportuar për ndonjë problematikë me procesin e votimit. Në orën 09:00, do e kryejnë procesin e votimit edhe Veliaj, Rama dhe presidenti i vendit./Dosja.al

belind kellici zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll