Bota

Takimi në VATIKAN/ Papa Françesku merr dhuratën SIMBOLIKE nga Zelenskyy, një jelek antiplumb të veshur nga ushtari ukrainas

Lideri ukrainas u takua për herë të fundit me Papën në Vatikan në vitin 2020 dhe të dy kanë pasur disa biseda telefonike që nga fillimi i luftës.

13 Maj 2023, 20:44 Nga a.l
Takimi në VATIKAN/ Papa Françesku merr dhuratën SIMBOLIKE nga
Papa Françesku dhe Volodymyr Zelenskyy

ITALI- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy gjatë ditës së sotme takoi Papa Françeskun në Vatikan. Gjatë takimit, lideri ukrainasi i dorëzoi udhëheqësit fetar një jelek antiplumb të përdorur nga një ushtar ukrainas që kishte një pamje të Madonnas.

Është një nder i madh”, tha Zelensky duke vënë dorën në zemër dhe ulur kokën teksa u takua me Papën.

I pari i shtetit të Ukrainës më pas ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku deklaroi se ishte mirënjohës për vëmendjen personale të Papës ndaj tragjedisë së miliona ukrainasve, duke shtuar se folën për “dhjetëra mijëra” fëmijë të dëbuar nga Rusia, shkruan CNN. 

Lideri ukrainas u takua për herë të fundit me Papën në Vatikan në vitin 2020 dhe të dy kanë pasur disa biseda telefonike që nga fillimi i luftës.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll