Bota

Sulmohen dy vëllezërit shqiptar në Gjermani, 39-vjeçari vdes në vend, tjetri plagoset rëndë(Foto+VD)

3 Tetor 2019, 17:58 Nga DOSJA
Sulmohen dy vëllezërit shqiptar në Gjermani, 39-vjeçari

GJERMANI- Një ngjarje rëndë ka ndodhur ditën e djeshme  në Gjermani, ku në ambientet e parkimit të një supermaketi u qëllua për vdekje një 39-vjeçar shqiptar, me  origjinë nga Kosova.

Sipas detajeve të raportuara nga policia gjermane 39-vjeçari i cili mbeti i vdekur në vend, është identifikuar si Fatos.L.

Ndërkohë është mësuar se policia vendase ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët kishin lidhje me njëri-tjetrin, pasi njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri një tjetër shqiptar 46-vjeçar, që pretendohet të jetë vëllai i 39-vjeçarit të ndjerë.

Lajmi se viktimat janë me origjinë shqiptare është konfirmuaar edhe nga mediat  kosovare, ku shkruajnë se i ndjeri  Fatos Lumi, është nga Bllaca e Suharekës.

39-vjeçari, Fatos Lumi që u qëllua në parkimin e marketit ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa 46-vjeçari që u qëllua pak kohë pas tij është i plagosur rëndë dhe gjendet në spital, pasi u transportua me një helikopter.

Gjithashtu edhe  dy burrat e arrestuar mësohet të jenë me origjinë nga Kosova, përkatësisht 30 dhe 41 vjeç.

Sipas zëdhënësit të policisë gjermane dy të arrestuarit kanë lidhje me njëri -tjetrin.

Burimi:  merkur.de

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 39-vjeçari fatos lumi 46-vjeçari arrestohen dy te dyshuarit dy vellezerit shqiptar vriten en gjermani dy vellezerit 39-vjeçari fatos lumi 46-vjeçari arrestohen dy te dyshuarit dy vellezerit shqiptar vriten en gjermani dy vellezerit

Sondazh

Poll