Aktualitet

“Vajza është mbi çdo gjë”, Vasilika Vjero tregon arsyen pse u dorëhoq nga ARRSH

3 Tetor 2019, 16:45 Nga DOSJA
“Vajza është mbi çdo gjë”, Vasilika Vjero

TIRANË– Vasilika Vjero është dorëhequr nga detyra e drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pa u mbushur dy javë në këtë detyrë, ku zëvendësoi ish-drejtoreshën Sonila Qato, Vjero ka dhënë dorëheqjen.

Vasilika Vjero ka konfirmuar për  Top Channel, se është larguar nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore të vajzës së saj. Ajo konfirmon se aktualisht ndodhet jashtë vendit.

Po është e vërtetë dhe lidhet me shendetin e vajzës sime dhe pamundësia ime pasi vajza është mbi çdo gjë”, është shprehur Vjero për Top Channel.

Vasilika Vjero është larguar sot nga drejtimi i Arrsh në një kohë që ky institucion ndodhet në qendër të sulmeve, pas skandalit në “Unazën e Re”, anulimit të lotit të shtatë të “Kardhiq-Delvinë” dhe përplasjeve me kompaninë “Gjoka” për “Rrugën e Arbrit”. Pak javë më parë Sonila Qato ishte drejtoresha e cila dha dorëheqjen pas akuza nga Gjoka Konstruksion. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorehiqet vasilika vjero levizje ne arrsh sonila qato vasilika vjero dorehiqet vasilika vjero levizje ne arrsh sonila qato vasilika vjero

Sondazh

Poll