Aktualitet

Zëvendësoi Qaton në krye të ARRSH, jep dorëheqjen drejtoresha Vasilika Vjero

  • “Vajza është mbi çdo gjë”, Vasilika Vjero tregon arsyen pse u dorëhoq nga ARRSH
  • Vjero në këtë detyrë kishte që prej datës 20 shtator, një ditë pas zyrtarizimit të Qatos.
    Featured image of article: Zëvendësoi Qaton në krye të ARRSH, jep dorëheqjen drejtoresha Vasilika Vjero Vasilika Vjero

    TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk gjen paqe. Pas dorëheqjes së drejtoreshës, Sonila Qato, sot ka paraqitur largimin nga puna dhe Vasilika Vjero. Vjero në këtë detyrë kishte që prej datës 20 shtator, një ditë pas zyrtarizimit të Qatos.

    Burime nga ARRSH bëjnë me dije se sot ka paraqitur dorëheqjen dhe Vjero, e cila drejtonte këtë institucion në një situatë të vështirë, ku është vënë në qendër të sulmeve, pas skandalit në “Unazën e Re”, anulimit të lotit të shtatë të “Kardhiq-Delvinë” dhe përplasjeve me kompaninë “Gjoka” për “Rrugën e Arbrit.  

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sonila Qato në datën 19 shtator me anë të një postimi në Facebook, njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Qato si shkak për dorëheqjen e saj ka dhënë përplasjen me kompaninë “Gjoka’ për tenderin Kardhiq-Delvinë. Qato deklaron se nuk përballon dot akuzat që i janë bërë, por shprehet e gatshme që të punoj kudo tjetër, duke vendosur eksperiencën e saj në shërbim të shtetit.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment