Zëvendësoi Qaton në krye të ARRSH, jep dorëheqjen drejtoresha Vasilika Vjero
3 Tetor 2019, 15:33Nga DOSJA
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk gjen paqe. Pas dorëheqjes së drejtoreshës, Sonila Qato, sot ka paraqitur largimin nga puna dhe Vasilika Vjero. Vjero në këtë detyrë kishte që prej datës 20 shtator, një ditë pas zyrtarizimit të Qatos.
Burime nga ARRSH bëjnë me dije se sot ka paraqitur dorëheqjen dhe Vjero, e cila drejtonte këtë institucion në një situatë të vështirë, ku është vënë në qendër të sulmeve, pas skandalit në “Unazën e Re”, anulimit të lotit të shtatë të “Kardhiq-Delvinë” dhe përplasjeve me kompaninë “Gjoka” për “Rrugën e Arbrit.
Sonila Qato në datën 19 shtator me anë të një postimi në Facebook, njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Qato si shkak për dorëheqjen e saj ka dhënë përplasjen me kompaninë “Gjoka’ për tenderin Kardhiq-Delvinë. Qato deklaron se nuk përballon dot akuzat që i janë bërë, por shprehet e gatshme që të punoj kudo tjetër, duke vendosur eksperiencën e saj në shërbim të shtetit.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Komisioneri Publik ka ankimuar sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një prokuror dhe një gjyqtar. Sipas njoftimeve për mediat t...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se vrasja e Santiago Malkos do të zbardhet dhe nga kjo ngjarje do të preken emra të n...
SARANDË- Dy turistë të huaj kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme për shkak të një shkëmbi që u shkëput tek Syri i Kaltër.Mësohet se të plagosur kanë mb...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja për ekzekutimin mafioz të ish-policit Santiago Malko, në zonën e Xhamllikut, në Tiranë.Gazetarja...
Tiranë- Për vjedhjen e ministrisë së Brendshme ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila njofton se janë grabitur disa pajisje elektronike të dala jashtë përdo...
TIRANË- Pasi u dënua për korrupsion, gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon t’i kthehen 30 mln lekët e sekuestruara.Ai është paraqitur tek Krimet e Rënda bashkë me ...
TIRANË- Duhet të ishte vendi më i sigurtë në Republikë, por Ministria e Brendshme ka rënë pre e grabitjes. 2 herë brenda 30 ditëve, është vjedhur parku i M...
Tiranë- Gjykata e Apelit Tiranë ka shpallur të pafajshëm biznesmenin Rezart Taçi, për akuzat për fshehje pasurie dhe mospagim taksash. Gjykata e Apelit k...