Sport

Gjesti “i fortë” i Gündogan, i hap dyert gjermanit për të kaluar te Barcelona...

FC Barcelona sapo ka marrë një lajm të mirë për rastin që e çon te Ilkay Gündogan.

13 Maj 2023, 12:06 Nga DOSJA
Gjesti “i fortë” i Gündogan, i hap dyert gjermanit

SPANJE - Ashtu si vitin e kaluar, FC Barcelona dëshiron të kryejë lëvizje të mira. Jo më kot ai e ka bërë një ndër prioritetet kryesore të verës ardhjen e Ilkay Gündogan. Kapitenit të Manchester Cityt i vjen fundi i kontratës me kampionët e Anglisë dhe është i interesuar për shumë liderë evropianë, të etur për të rekrutuar falas një mesfushor të klasit botëror.

Megjithatë, lideri i La Ligës ende nuk mund të sigurojë plotësisht ardhjen e tij, pavarësisht preferencës së qartë të lojtarit për “Blaugranët”. Arsyeja ? Fair-Play financiar i imponuar nga La Liga. Por kjo nuk mjafton për ta dekurajuar klubin dhe ndërkombëtarin gjerman.

Siç zbulon Mundo Deportivo, ish-lojtari i Borussia Dortmund ka ulur pritshmëritë për pagën e tij për t'iu bashkuar Barcelonës, edhe pse sapo është bërë baba. Ndërkohë që ai do të donte ta bënte jetën e tij familjare në Barcelonë, kontrata e ofruar nga Barça do të ishte më interesante se ajo e Manchester Cityt, sepse është më e gjatë edhe nëse më pak fitimprurëse. 

Kështu, ai thuhet se ka pranuar një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh, ndërsa aktualisht fiton 10.5 te City. Megjithatë, gjithmonë ekziston kjo pengesë për t'u kapërcyer nga Fair Play-i financiar. Për fat të mirë të Barçës, agjenti i gjermanit është i njëjtë me atë të Andreas Christensen. Prandaj, ai është i vetëdijshëm për vështirësitë ekonomike të klubit katalanas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll