Bota

Forbes shitet për 800 milionë dollarë

Kjo blerje do të sjellë Forbes përsëri në duart e amerikanëve, pasi IWM e ka selinë në Hong Kong. Pronarët e mëparshëm do të mbajnë një përqindje të vogël.

13 Maj 2023, 16:48 Nga k.m.
Forbes shitet për 800 milionë dollarë
Forbes

SHBA- Një shumicë aksionesh prej 82% kundrejt 800 milionë dollarëve në Forbes Global Media, CEO i Luminar Technologies, Austin Russell fitoi pas një marrëveshjeje me Integrated Whale Media Investments. Kjo blerje do të sjellë Forbes përsëri në duart e amerikanëve, pasi IWM e ka selinë në Hong Kong. Pronarët e mëparshëm do të mbajnë një përqindje të vogël.

"Për më shumë se 100 vjet, Forbes ka qenë një nga liderët në përfaqësimin e suksesit dhe lajmeve të biznesit në shkallë globale dhe jam i nderuar që jam përzgjedhur nga pronarët si kujdestari i ri i kësaj marke,"- tha Russell.

Duhet të theksohet se pronari i ri i Forbes do të veprojë si një vizionar i markës dhe nuk do të marrë pjesë në operacionet e saj të përditshme. Në këtë kapitull të ri, revista do të emërojë një bord të ri drejtues të përbërë nga ekspertë amerikanë të medias, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. IWM do të mbajë gjithashtu një vend në bord.

“Kur IWM bleu Forbes në 2014, vizioni ynë ishte të ruanim markën legjendare si një forcë të fuqishme në botën e medias, për të përshpejtuar plotësisht kalimin e Forbes në botën dixhitale dhe për të shfrytëzuar fuqinë e markës për të krijuar flukse të reja të ardhurash. Ne ia dolëm të arrijmë qëllimet tona,”- tha Jeffrey Yam, drejtor menaxhues i Integrated Capital .

Revista do të emërojë një bord të ri drejtues të përbërë nga ekspertë amerikanë të medias, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. 

revista forbes forbes

Sondazh

Poll